22 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani dekoroi zëvendësambasadorin e SHBA-ve, Nicholas Giacobe

Prishtinë, 29 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese e ligjore, me rastin e përfundimit të shërbimit të tij në Kosovë ka dekoruar sot zëvendësambasadorin amerikan, Nicholas J. Giacobbe me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, i cili u jepet personave për kontribut në ndërtimin e paqes apo në zhvillimin e demokracisë.

Në ceremoninë e dekorimit, Presidentja Osmani ka  vlerësuar lart punën dhe angazhimin e z. Giacobbe gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

“Giacobbe me përkushtimin e tij të pashoq ka dhënë kontribut të çmueshëm në avancimin e demokracisë dhe paqes në Kosovë."

"Ai, gjithashtu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e dekorimit.

Presidentja Osmani ka shfaqur bindjen se miqësia e përhershme me SHBA-të do të vazhdojë të kultivohet e mirëmbahet edhe nga pasuesja e Giacobbe.

Ndërkaq zv. ambasadori Giacobbe falënderoi Presidenten Osmani për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, pavarësisht kohës sfiduese nga pandemia Covid-19.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)