25 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani bën thirrje për ndihmë të shtuar nga ana e BE-së

Prishtinë, 28 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon-Taubadel.

Në takim theks i veçantë është vënë në perspektivën Evropiane të Republikës së Kosovës, mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian për vendin tonë ndër vite, si dhe për nevojën për përmbyllje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian për sa i përket liberalizimit të vizave, derisa theksoi që ka shumë potencial për të intensifikuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së karshi Kosovës.

Sipas saj, institucionet e reja në vend janë të gatshme për të udhëhequr reformën, si në fushën e sundimit të ligjit, krijimin e vendeve të reja të punës, investimin në bujqësi dhe avancimin e Agjendës së Gjelbër.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka bërë thirrje për prezencë dhe ndihmë të shtuar nga ana e BE-së për të siguruar mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e këtyre proceseve.

Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, me ç‘rast Presidentja Osmani theksoi se ky proces duhet të përmbyllet me njohje nga ana e saj dhe se  marrëveshjet e arritura duhet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)