Presidentja mban fjalimin vjetor në Kuvend
Prishtinë, 18 dhjetor - Sot në seancën e parë të Kuvendit Republikës së Kosovës, Presidentja, Atifete Jahjaga do të mbaj fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Ndërkaq, në seancë e dyte Kuvendi do të mblidhet serish në seancë plenare, në të cilën do të procedohet me formimin e komisioneve parlamentare.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të mbajtur një ditë më parë.
Kryesia u pajtua që sipas vendimit të mbledhjes së kaluar të saj, në seancë të shkohet me dy propozime: fillimisht me 14 komisione, ndërsa në rast se ky propozim nuk merr votat e mjaftueshme, të procedohet me propozimin e dytë, me 13 komisione.
Nga sot deputetët e rinj do të zëvendësojnë ish-deputetët që kanë marrë pozita në kabinetin qeveritar. Këta deputetë janë certifikuar të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.