16 Janar 2025

Presidentja konsultatohet me partitë politike rreth zgjedhjeve lokale

Prishtinë, 15 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, zhvilloi sot takime konsultative me përfaqësuesit e disa partive politike parlamentare.

Presidentja Jahjaga me përfaqësuesit e disa partive politike parlamentare bisedoi rreth zgjedhjeve lokale dhe afateve të përcaktuara ligjore për mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e partive politike parlamentare paraqitën qëndrimet për zgjedhjet komunale dhe theksuan domosdoshmërinë e përmbajtjes së afateve ligjore për mbajtjen e tyre.

Presidentja Jahjaga në konsultën e parë takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqirin, sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, Basri Musmuratin, nënkryetarin e AKR-së, Ibrahim Makollin, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, nënkryetarin e Partisë së Drejtësisë, Jeton Svirca, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Jagxhillar dhe kryetarin e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq.

Konsultat e sotme shënojnë raundin e parë të një varg takimesh që Presidentja Jahjaga do të zhvillojë, përfshirë edhe me subjektet e tjera politike në Kosovë, për çështjen e zgjedhjeve komunale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)