17 Maj 2024

Presidentja Jahjaga vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz

Prekaz, 27 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Kompleksin Memorial në Prekaz dhe vendosi kurora lulesh mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Në këtë periudhë feste, kemi ardhur që t’i nderojmë të gjithë ata veprimtarë, të gjithë ata atdhetarë që kanë kontribuuar në mënyrë të vazhdueshme për popullin tonë dhe për kombin tonë”, tha Presidentja Jahjaga në një deklaratë bërë gjatë kësaj vizite.

Duke përkujtuar se nesër është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, Presidentja Jahjaga tha se kemi ardhur këtu që të tregojmë respektin institucional por edhe njerëzor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)