Presidentja Jahjaga vizitoi familjen Markoviq në Graçanicë
Prishtinë, 7 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot familjen e Milos Markoviqit në Graçanicë.
Ajo e uroi kryefamiljarin dhe familjen e tij me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, duke ju dëshiruar shëndet, fat dhe lumturi.
Presidentja Jahjaga uroi që Krishtlindjet si dhe viti që është para nesh të na sjellin forcë, këmbëngulje dhe vendosmëri për përmbushjen e qëllimeve tona të përcaktuara dhe që, në frymën e respektit dhe të tolerancës, ti ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Në fund, ajo uroi që të punojmë së bashku për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke ecur përpara me hapa të përbashkët drejt një Kosove më të mirë dhe proevropiane.