05 Maj 2024

Presidentja Jahjaga uron ortodokset për Krishtlindje

Prishtinë, 6 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i uroi sot të gjithë besimtarët ortodoksë serbë dhe qytetarët e vendit me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

Në mesazh thuhet:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, ju shpreh urimet më të mira.

Uroj që këtë ditë të dashurisë dhe të mirëkuptimit për njëri-tjetrin ta kaloni me gëzim në familjet e juaja, në paqe dhe në harmoni me të gjithë të dashurit tuaj.

Vendi ynë është shembull i mirë i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës në mes njerëzve me etni dhe besim të ndryshëm. Le të shërbejë kjo ditë feste për të shtuar edhe më shumë dashurinë dhe respektin ndërmjet gjithë qytetarëve, me besimin e plotë për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për të gjithë.

Urime dhe me fat!

Presidentja e Republikës së Kosovës,

Atifete Jahjaga 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)