Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Nishani
Prishtinë, 24 qershor - Presidentja e Republikës se Kosovës zonja Atifete Jahjaga, e ka uruar presidentin e Republikës së Shqipërisë zotëri Bujar Nishani për marrjen e statusit kandidat te Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në një bisedë telefonike, presidentja Jahjaga theksoi se marrja e statusit kandidat është një mirënjohje për përkushtimin e qytetarëve të Shqipërisë për rrugën evropiane dhe ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm e të përparuar.
Presidentja Jahjaga tha se rruga evropiane e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit është e pakthyeshme dhe alternativa e vetme.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, e falënderoi presidenten për urimet dhe theksoi se perspektiva evropiane është e hapur për të gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën.