Presidentja Jahjaga udhëton në Kroaci
Prishtinë, 4 qershor - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka udhëtuar për një vizitë disa ditëshe në Kroaci e ftuar nga presidenti kroat Ivo Josipoviç.
Gjatë vizitës në Kroaci, ajo gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit kroat Boris Shprem dhe kryeministrin Zoran Milanoviçin.
Bashkë me Jahjagën, në Kroaci kanë udhëtuar edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, konfirmon kabineti i presidentes.