Presidentja Jahjaga udhëtoi për në Emirate të Bashkuara Arabe
Në samit do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve. Mes pjesëmarrësve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të energjetikës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve nga e mbarë bota.
Gjatë pjesëmarrjes në samit, Presidentja Jahjaga do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të larta botërore.
Samiti do të mbahet nën patronazhin e emirit të Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al Nahyan.
Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë njohur Republikën e Kosovës më 14 tetor 2008.