Presidentja Jahjaga u nis për vizitë zyrtare në Hungari
Prishtinë, 13 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nis sot për vizitë zyrtare treditore në Hungari.
Gjatë kësaj vizite ajo do të takohet me Presidentin e Hungarisë, Pál Schmitt, kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, prefektin e Budapestit, Istvan Tarlos, ambasadoren e SHBA në Hungari, Eleni Tsakopoulos etj.