18 Maj 2024

Presidentja Jahjaga u nis për vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 17 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nis për  vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite dyditore Presidentja e Kosovës do të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, me presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Stefan Fyle si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Presidentja Jahjaga do të bisedojë me zyrtarë të lartë evropian për agjendën dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave si dhe për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Presidentja Jahjaga do të bisedojë për mandatin e  misioneve ndërkombëtare pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe për integrimin e plotë të komuniteteve si dhe për shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)