29 Prill 2024

Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita në SHBA

Prishtinë, 12 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në samitin “Gratë në botë”, organizuar nga “Daily Beast” dhe “Newsweek”.

Përveç pjesëmarrjes në konferencën “Gratë në botë”, ku ishin të pranishme mbi dy mijë pjesëmarrëse, gra udhëheqëse dhe figurave të rëndësishme nga fusha të ndryshme të jetës, Presidentja Jahjaga mbajti një ligjëratë në Kolegjin Dartmouth të Hanoverit në SHBA, me temën “Sukseset dhe sfidat e procesit të shtetndërtimit në Kosovë”, si dhe një fjalë rasti gjatë vizitës në Katedralen Shën Gjergji në Boston.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Jahjaga zhvilloi një varg takimesh shumë të rëndësishme. Ajo u takua me Sekretaren e shtetit të SHBA-së, zonjën Hilary Clinton ish-Sekretaren Melin Ollbrajt, Ambasadorin Frank Wisner dhe një varg personalitetesh të rëndësishme.

Gjithashtu, Presidentja Atifete Jahjaga takoi sot në Stamboll Presidentin e Republikës së Turqisë, zotin Abdullah Gyl.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)