28 Prill 2024

Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita në Çeki

Prishtinë, 12 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u kthye sot në Prishtinë, pas vizitës disaditore në Republikën e Çekisë, ku qëndroi me ftesë të ish-presidentit çek, Vaclav Havel.

Presidentja Jahjaga, krahas shumë liderëve dhe figurave të shquara, mori pjesë në punimet e Konferencës së 15-të të “Forumit 2000” në Pragë, i cili udhëhiqet nga ish-presidenti Vaclav Havel, i cili dje, në fjalën e përmbyllëse, e përshëndeti pjesëmarrjen e presidentes së Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë.

Presidentja Jahjaga gjatë punimeve të konferencës së Forumit 2000 mbajti një fjalë në temën  “Krimi i organizuar në kohë moderne”.

Ndërsa, gjatë punimeve të Forumit 2000, ajo takoi një varg personalitetesh nga sfera politike, publike dhe shkencore, ndër të cilët ish-presidentin cek Vaclav Havel, princin Hasan të Jordanisë dhe pjesëmarrës të Konferencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)