Presidentja Jahjaga u kthye nga në Emiratet e Bashkuara Arabe
Prishtinë, 17 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye nga vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Energjinë, World Future Energy Summit që u mbajt nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Shkelqësisë së Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara, presidentja Jahjaga u prit nga Shkëlqesia e tij Sheiku Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.
Presidentja Jahjaga, pati takime edhe me Presidentin e Francës, Francois Hollande, me Mbretëreshën Rania Al Abudllah të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe pati një takim me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi Milo Gjukanoviq.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po ashtu mori pjesë në ndarjen e çmimeve Zayed future energy prize,duke ia lënë nderin që të ndajë njërin nga këto shpërblime si dhe vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi.