30 Prill 2024

Presidentja Jahjaga u kthye nga Kroacia

Prishtinë, 26 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u kthye në vend nga Kroacia, ku mori pjesë në konferencën treditore ndërkombëtare për rolin e gruas në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Evropës Juglindore, të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Presidentja Jahjaga mbajti edhe një fjalë në temën \"Sundimi i ligjit si bazë për rritjen ekonomike dhe ndërmarrësi\".

Gjatë tri ditëve të konferencës ndërkombëtare për rolin e femrave në shoqëri, Presidentja Jahjaga takoi edhe Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, ambasadoren amerikane, Melanne Verveer, si dhe një numër pjesëmarrësesh nga vende të ndryshme.