02 Maj 2024

Presidentja Jahjaga u kthye nga Gjermania

Prishtinë, 6 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u kthye sot nga Mynihu i Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të për Siguri.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton,  sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Leon Panetta si dhe sekretari i NATO-së Anders Fogh Rassmusen, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të ndryshme në botë.

Presidentja Jahjaga, gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, ka zhvilluar një varg takimesh me pjesëmarrës të tjerë të Konferencës së 48-të të Sigurisë, si dhe ka marrë pjesë në mëngjesin e organizuar për nderë të grave lidere në botë, pjesëmarrëse të konferencës, ku fjalën e rastit e ka mbajtur sekretarja Amerikane Hilay Clinton.

Presidentja Jahjaga ka mbajtur edhe një fjalë në Universitetin “Ludëigs-Maximiliams” të Mynhenit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)