03 Maj 2024

Presidentja Jahjaga takoi Kryetaren e Kuvendit të Bavarisë

Mynih, 3 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi në Mynih kryetaren e Kuvendit të Bavarisë, zonjën Barbara Stamm.

Presidentja Jahjaga dhe zonja Stamm biseduan për zhvillimet në Kosovë si dhe për identifikimin e fushave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Landit të Bavarisë.

Presidentja Jahjaga, e cila po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë në Mynih, e falënderoi zonjën Stamm për kontributin e Gjermanisë për lirinë, shtet-ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e kapitalit gjerman dhe garantimin e sigurisë në Kosovë me praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it.
 
Presidentja Jahjaga tha se me ndihmën dhe përpjekjen e miqve të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Gjermania si dhe të vullnetit e punës së popullit të Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe përbën një rrëfim suksesi.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka arritur progres në zbatimin e Planit Ahtisaari dhe theksoi se si shtet i pavarur dhe sovran, Republika e Kosovës garanton zbatimin dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga dhe zonja Stamm diskutuan edhe për mënyrat e bashkëpunimit në nivelin qendror dhe lokal, përfshirë shkëmbimin e përvojave parlamentare, binjakëzimin e qyteteve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës mes dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)