Presidentja Jahjaga takohet me liderët e opozitës
Prishtinë, 7 dhjetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot liderët e tri partive opozitare, Visa Ymerin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajn nga Nisma për Kosovën, për të biseduar rreth tejkalimit të bllokadës së punës në Kuvendin e Kosovës.
Ky takim është në kuadër të angazhimeve të Jahjagës për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.
Po për sot, edhe kryeministri Isa Mustafa ka ftuar opozitën që të diskutojnë në lidhje me tejkalimin e krizës së krijuar.
Opozita insiston që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të anulojnë marrëveshjen me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.