Presidentja Jahjaga sot mban fjalimin vjetor në Kuvend
Prishtinë, 17 dhjetor - Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët adresimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë që më herët përfaqësuesit e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën kanë theksuar se nuk do ta pengojnë adresimin e të parës së shtetit por kanë paralajmëruar se do të protestojnë në të njëjtën formë sikurse ndodhi me mysafirët ndërkombëtarë në seancat e kaluara të Kuvendit.