18 Maj 2024

Presidentja Jahjaga ritheksoi përkrahjen prokurinë e shtetit

Prishtinë, 9 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit e kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kabashi e njoftoi Presidenten Jahjaga lidhur me punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me progresin dhe sfidat e deritanishme të sistemit prokurorial në Kosovë.

Gjithashtu temë e takimit ishte edhe diskutimi i hapave të ndërmarra të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me kalimin në strukturën e re organizative të prokurorive nga data 1 janar e vitit 2013 sipas obligimeve të parapara me ligjet e Kosovës. 

Presidentja Atifete Jahjaga ritheksoi përkrahjen e saj të vazhdueshme për bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovës për krijimin e një sistemi të pavarur dhe të paanshëm prokurorial në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)