20 Janar 2025

Presidentja Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën

Prishtinë, 29 shkurt -  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë dhe të pranuar nga Zyra e Presidentes më 23 shkurt.

Presidentja Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshje - krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të \"Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë\" -  Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)