Presidentja Jahjaga priti shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac
Prishtinë, 15 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac në zyrën e saj në Prishtinë.
Presidentja Jahjaga vlerësoi në takim punën e EULEX-it dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me misionin e EULEX-it.
Nga ana e tij, de Marnhac e uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave të saj.
Ai gjithashtu e njoftoi Presidenten Jahjaga me punën e EULEX-it, duke theksuar angazhimin e misionit që të punojë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar më tej sundimin e ligjit.