18 Janar 2025

Presidentja Jahjaga priti një delegacion nga Parlamentit Evropian

Prishtinë, 25 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga Parlamentit Evropian, i përbërë nga Libor Roucek, Knut Fleckenstein dhe Tonini Picula, anëtarë të grupit të  Social Demokratëve.

Presidentja Jahjaga i njoftoi europarlamentarët me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, duke u përqendruar në angazhimet konkrete të institucioneve për të përmbushur të gjitha reformat e nevojshme, me qëllim të përshpejtimit të rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Ajo tha se reformat po bëhen për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën e  qytetarëve të Kosovës, që do të përshpejtonte edhe integrimin e Kosovës në BE.

Presidentja Jahjaga theksoi se Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, të cilin e udhëheq, ka arritur të përmbushë funksionin e tij në përcaktimin e orientimit strategjik, duke harmonizuar qëndrimet e institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian.

Kryesuesi i delegacionit nga Parlamentit Evropian Libor Roucek, tha se grupi i socialdemokratëve angazhohet për zgjerimin e BE-së, pasi që beson  se nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në  Evropë pa anëtarësimin e të gjitha vendeve evropiane.

Ai e përgëzoi presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për sukseset e arritura deri më tash në procesin e integrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)