Presidentja Jahjaga priti në takim përcjellës Ambasadoren Zherka
Prishtinë, 9 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë, Ambasadoren Ariana Zherka, e cila do të jetë e ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke.
Gjatë takimit, Presidentja Jahjaga i dha Ambasadores Zherka udhëzimet e nevojshme për detyrën në shërbim të vendit.
Presidentja Jahjaga përcolli përshëndetjet për autoritetet dhe për qytetarët e Çekisë, duke shprehur përkushtimin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë të zhvillohen dhe të përparohen më tej.
Jahjaga e vlerësoi lart ndihmën dhe përkrahjen që Çekia ka dhënë dhe po jep për Kosovën.