Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadorin Lauka
Prishtinë, 4 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Islam Lauka.
Presidentja Jahjaga i shprehu vlerësimet më të larta ambasadorit Lauka për përfundimin e suksesshëm të misionit, për angazhimin e përkushtimin e tij që kontribuoi në përparimin e marrëdhënieve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe të forcimit të paqes dhe të stabilitetit në rajon.
Ambasadori Lauka u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme të Presidentes dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke thënë se angazhimi i tij për Kosovën do të jetë i përhershëm, duke bartur gjithnjë me vete respektin dhe dashurinë e popullit të Kosovës