04 Maj 2024

Presidentja Jahjaga priti në takim ambasadoren Bukurije Gjonbalaj

Prishtinë, 13 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadoren fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Itali, zonjën Bukurije Gjonbalaj, të cilën e udhëzoi për detyrën në shërbim të vendit.

Presidentja Jahjaga, gjithashtu përcolli përshëndetjet për Presidentin e Italisë si dhe për qytetarët e këtij vendi, duke shprehur përkushtimin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona të zhvillohen dhe të përparohen më tej.

Ajo e vlerësoi lart ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë dhe po e jep Italia për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)