01 Maj 2024

Presidentja Jahjaga priti kryeprokuroren, Ina Rama

Prishtinë, 26 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryeprokuroren e Shqipërisë, zonjën Ina Rama.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi zonjën Rama për punën që po bën në krye të prokurorisë së shtetit të Shqipërisë, dhe angazhimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligjit.

Ajo tha se Kosova dhe Shqipëria  kanë nevojë të shkëmbejnë përvojat me njëra-tjetrën në fushën e drejtësisë dhe se kanë çka të mësojnë nga njëra-tjetra.

Zonja Jahjaga tha se ajo i jep mbështetje të plotë të gjitha reformave në gjyqësi dhe në prokurori, në arritjen e standardeve më të larta në politikën e kuadrove, që prokurorë dhe gjyqtarë të emërohen njerëzit që gëzojnë respektin e mesit ku punojnë, që kanë integritet dhe që janë të dëshmuar për vendosmërinë dhe kurajën profesionale dhe njerëzore.

Natyra e krimeve transkufitare nuk është vetëm sfidë e Shqipërisë dhe e Kosovës, por është sfidë e gjithë rajonit, tha Presidentja Jahjaga. Nisur nga kjo, tha ajo, është i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë.

Kryeprokurorja e Shqipërisë, zonja Ina Rama tha se përpjekja për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim dhe Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë bashkëpunim në nivel të kryeprokurorive, që duhet të forcohet edhe më tutje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)