16 Janar 2025

Presidentja Jahjaga priti eurodeputeten Lunacek

Prishtinë, 11 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, zonjën Ulrike Lunacek.

Presidentja Jahjaga dhe Eurodeputetja Lunacek diskutuan mbi progresin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Presidentja Jahjaga falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e saj  për aprovimin e Rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian, e cila thekson rëndësinë e perspektivës së qartë evropiane të Kosovës dhe të rajonit.

Presidentja Jahjaga theksoi se agjenda evropiane është agjendë kombëtare, që gëzon një konsensus të gjerë kombëtar dhe nivel të lartë të mbështetjes nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Ajo gjithashtu vlerësoi rëndësinë për të ndërtuar mbi suksesin e arritur deri më tani, duke ritheksuar përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet, që përafrojnë Kosovën me BE-në.

Eurodeputetja Lunacek përgëzoi Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj për avancimin e agjendës evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)