17 Janar 2025

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin Valdet Sadiku

Prishtinë, 24 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përcjellës, para nisjes në detyrë, ambasadorin e Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku, i cili me dekret të veçantë është emëruar Shef i Misionit të posaçëm të Kosovës në Beograd.

Presidentja Jahjaga theksoi se hapja e misionit të posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë kontribuon në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ambasadori Valdet Sadiku shprehu gatishmërinë për të kryer me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë të gjitha detyrat pasi që ky mision ka specifikat e veta, duke marrë parasysh të kaluarën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe synimin e përbashkët të integrimeve evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)