17 Janar 2025

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin Lulzim Peci

Prishtinë, 15 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës Lulzim Peci i cili me dekret të veçante është emëruar Shef i Misionit të posaçëm të Kosovës në Beograd.

Presidentja Jahjaga theksoj se hapja e misionit të posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejtë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje.

Misioni i ambasadorit Lulzim Peci e ka një rëndësi të veçantë që kontribuon në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve deri në normalizim të plotë, njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ambasadori Lulzim Peci e shprehu gatishmërinë që ti kryej të gjitha punët dhe detyrat me përkushtim dhe me përgjegjësi të lartë. I ndërgjegjshëm që ky është një mision i rëndësisë së veçantë duke marrë parasysh të kaluarën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  

Ambasadori Peci theksoj se zyrtarët ndërlidhës të institucionalizuar sipas marrëveshjes të arritur ndërmjet Kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Bruksel e kanë për qëllim ndër të tjera të vendosin një komunikim të rregullt zyrtarë ndërmjet dy vendeve dhe që të ndihmojnë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve praktike për të mundësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të kapitalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)