Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Luksemburgut, Leon Delvoux
Prishtinë, 17 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Luksemburgut, Leon Delvoux, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Republikën e Kosovës. Ajo shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin të marrëdhënieve me Luksemburgun
Ambasadori i Luksemburgut Leon Delvoux, i përcolli Presidentes Jahjaga mbështetjen e plotë të vendit të tij për institucionet dhe popullin e Republikës së Kosovës.