Presidentja Jahjaga përshëndet themelimin e Gjykatës Speciale
Prishtinë, 3 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, përshëndet vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, si një përmbushje të obligimeve ndërkombëtare të vendit.
Presidentja Jahjaga vlerëson se themelimi i Gjykatës Speciale, bazuar në kuadrin legjislativ, dëshmon përkushtimin e Kosovës në parimin drejtësi për të gjithë.
Presidentja Jahjaga thekson se Gjykata Speciale do të adresojë akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe ajo nuk do gjykojë përpjekjen tonë kolektive për çlirim dhe liri.