Presidentja Jahjaga përshëndet arrestimin e kriminelit Mladiq
Prishtinë, 26 maj - Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiq është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që pësuan nga veprimet e tij.
\"Ky akt dëshmon se krimi nuk vjetrohet dhe se kriminelët asnjëherë nuk mund ti ikin dorës së drejtësisë\", ka theksuar Jahjaga.
Dërgimi i Mlladiqit në Hagë do të mundësojë që të shpjegohet ideologjia që nxitit luftërat në ish-Jugosllavi duke shkatërruar jetën dhe të mirat e shumë njerëzve.
Ky rast sipas Presidentes Jahjaga do të shërbejë për nxitje që të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, si rrugë e vetme në procesin e pajtimit dhe të heqjes dorë nga e kaluara.