06 Maj 2024

Presidentja Jahjaga nuk ka ndërmend të japë dorëheqje

Prishtinë, 11 janar - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk e ka në plan të largohet nga posti që mban. Gjatë një konference për shtyp, Jahjaga u shpreh se kriza politike në Kosovë thellohet nëse ajo jep dorëheqje.

“Dorëheqje e Presidentit nuk nënkupton zgjidhjen e krizës. Përkundrazi, dorëheqja e Presidentit nënkupton krijimin dhe thellimin e krizës për shtetin tonë. Këtë shembull e kemi pasur para rreth dy vitesh. Dorëheqje nuk është pjesë e marrëveshjes dhe dorëheqja nuk është e paraparë as me Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Presidentja ka folur edhe për reformën zgjedhore dhe Kushtetuese të vendosura si kusht për integrime në BE.

“Reforma zgjedhore dhe kushtetuese është një domosdoshmëri dhe një obligim i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është një parakusht për procesin e integrimeve në BE.\"

\"Është çështje e partive politike që të avancojnë në procesin e reformës kushtetuese dhe reformës zgjedhore ashtu qysh është e paraparë edhe në kuadër të marrëveshjes”, ka thënë ajo.

Sa i përket dialogur me Serbinë Jahjaga u shpreh se veriu i Kosovës nuk do të jetë çështje e bisedimeve ndersa do të diskutohet për largimin e strukturave paralele nga veriu në mënyrë që në të tri komunat të krijohen kushte për organizimin e zgjedhjeve të lira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)