29 Prill 2024

Presidentja Jahjaga nis takimet me partitë politike

Prishtinë, 21 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takon  udhëheqësit e partive dhe subjekteve politike parlamentare.

Presidentja Jahjaga ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurtin, nënkryetarin e AAK-së, zotëri Blerim Shala dhe kryetarin e AKR-së, zotëri Behgjet Pacolli.

Në takime të veçanta, Presidentja Jahjaga ka bashkëbiseduar me subjektet politike për çështjet në interes të vendit, me theks të posaçëm për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, ka filluar takimet me partitë dhe subjekteve parlamentare dhe ato janë në funksion të diskutimit për mënyrat dhe format e bashkëveprimit.

Ajo ka thënë se të gjitha subjektet politike duhet të kërkojnë zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës dhe me dialog, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar se debati dhe procesi i vendimmarrjes duhet të zhvillohet në institucione të Kosovës dhe aty të kontribuohet në hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e politikave. 


Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka konfirmuar takimin që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në këtë takim, siç tha Kurti, është biseduar për rrethanat në Kosovë e posaçërisht për protestën e paralajmëruar të Vetëvendosjes.

Kurti i ka thënë Jahjagës se VV nuk e ka ndërmend ta ndal protestën, pasi “mocioni i djeshëm i Kuvendit të Kosovës është antikushtetues”. Ndërsa, ka potencuar se Presidentja e vendit nuk ka kërkuar nga ai që protesta të ndalet.

Ndërkohë, Kurti ka konfirmuar edhe një vizitë që ka bërë para dy ditësh në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, këtë vizitë e ka bërë në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme. Me këtë rast, potencon ai, nuk është takuar me Thaçin, por me këshilltarin e tij, Abelard Tahiri.

Këto komente Kurti i bëri në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ku u shpreh se" Vetëvendosje" është vendosur për protestën e 22 janarit, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)