20 Janar 2025

Presidentja Jahjaga nis konsultimet më partitë politike për zgjedhjet

Prishtinë, 7 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në bazë të kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, i ka filluar konsultimet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend, si dhe me kryetaren e KQZ-së, zonjën Valdete Daka, për përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Kosovë, bazuar në afatet ligjore.

Presidentja Jahjaga, pas vendimit të Kuvendit të Republikës për shpërndarje, ka zhvilluar konsultime me kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi, kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, kryetarin e Partisë së Pavarur Liberale (SLS) Slobodan Petroviç, kryetarin e KDTP-së Mahir Jagcillar, përfaqësuesit e Grupit 6+, kryetarin e PD-së Ferid Agani, nënkryetarin e LDD-së Lulzim Zeneli, kryetarin e PSHDK-së z.Ukë Berisha, kryetarin e PSD-së Naser Bytyçi, kryetarin e PL-së Gjergj Dedaj, kryetaren e NDS-së, zonjën Emilia Rexhepi, kryetarin e LB-së z.Avni Klinakun.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në rolin e saj të faktorit të unitetit dhe të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve, gjatë takimit me udhëheqësit e partive politike ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend duhet të jenë të lira, të drejta, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.

Ajo ka thënë se vota e qytetarit të Kosovës duhet të jetë e sigurt dhe e garantuar.

Konsultimet me partitë politike në Kosovë do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)