Presidentja Jahjaga ngushëllon Presidentin Barack Obama
Prishtinë, 30 tetor - Me rastin e stuhisë që ka prekur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Tij, Barack Obama.
Ne telegramin e ngushëllimit thuhet:
I nderuari President Obama,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për stuhinë që ka prekur Bregun Lindor duke vënë në rrezik sigurinë dhe jetët e miliona qytetarëve amerikan.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe keqardhjen më të thellë për dëmet e shkaktuara.
Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të vështirë.