17 Maj 2024

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Prishtinë, 14 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka ngushëlluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e tragjedisë së sotme, në një shkollë në Konektikat, që la dhjetëra të vdekur.

Në telegram thuhet:                   

I nderuari President Obama,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë për të shtënat në shkollën fillore në Konektikat, duke lënë dhjetra jetë të humbura të fëmijëve dhe familje në dëshpërim.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe për dhimbjen shkaktuar familjeve dhe popullit amerikan nga kjo ngjarje e rëndë.

Në këtë kohë zie dhe pikëllimi për vendin tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të vështirë.

Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.                                        

Sinqerisht,

Atifete Jahjaga

Presidente e Republikës së Kosovës


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)