Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
Prishtinë, 10 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit, e cila humbi tre anëtarë, pas zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre.
Në telegram thuhet:
E nderuara familje Berisha,
Morëm me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e tre anëtarëve të familjes suaj, nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë tuaj.
Vdekja e më të dashurve tuaj është një humbje shumë e madhe për familjen tuaj. Këtë dhimbje e bashkëndjejnë edhe institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, që janë me ju në këto çaste të rënda dhimbjeje.
Unë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj dhe lutem shumë për shëndetin e anëtarëve të lënduar të familjes suaj dhe ju dëshiroj atyre shërim sa më të shpejtë.