19 Maj 2024

Presidentja Jahjaga në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Prishtinë, 14 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po qëndron në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Energjinë, “World Future Energy Summit” që mbahet nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Shkelqësisë së Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. 

Samiti Ndërkombëtar për Energjinë që mbahet në Abu Dhabi të EBA, mbledhë një numër të madh të udhëheqësve botëror dhe të atyre të organizatave ndërkombëtare, dhe trajton çështjen e energjisë  dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore.

Gjatë qëndrimit në EBA, presidentja Jahjaga do të takohet me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Emirateve si dhe me pjesëmarrës të tjerë, udhëheqës të delegacioneve shtetërore, në këtë konferencë ndërkombëtare.

Kjo është hera e dytë që presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në këtë konferencë tradicionale ndërkombëtare për energjinë në botë, me ftesë zyrtare të Princit të Abu Dhabit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)