Presidentja Jahjaga në pritjen tradicionale të Presidentit Obama
Washington, 26 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga me bashkëshortin zotëri Astrit Kuçi ishte e ftuar dhe mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, që e organizoi për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Presidentja Jahjaga dhe liderët e tjerë pjesëmarrës patën rastin që gjatë kësaj mbrëmje të takohen dhe të bashkëbisedojnë me njëri tjetrin.