Presidentja Jahjaga nderohet me mirënjohje nga deputetet e Kosovës
Prishtinë, 24 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nderua me mirënjohje nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, për angazhimin dhe punën e saj.
Në emër të Grupit të Grave Deputete mirënjohjen Presidentes Jahjaga ia ndau deputetja Teuta Sahatçija, e cila tha se mirënjohja i ndahet Presidentes për përgjegjshmëri, maturi e kujdes për shtetin dhe qytetarët.
Për angazhimin tuaj për rastin si ai i rrezikimit të kuotës gjinore, të emërimit të ambasadorëve, për përkrahje të javës së gruas e shumë gjëra të tjera, dëshirojmë tju falënderojmë dhe të shprehim respektin tonë me një mirënjohje, tha zonja Sahatçija.
Mirënjohja e Grupit të Grave Deputete Presidentes Jahjaga iu dha në përmbyllje të Javës së Gruas, të organizuar nga NDI (Instituti Demokratik Kombëtar) në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete dhe në mbështetje të USAID.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke i falënderuar Grupin e Grave Deputete për mirënjohje tha se atë e ndanë së bashku me to dhe me të gjitha gratë në Kosovë.
Presidentja Jahjaga tha se ky çmim nuk më takon vetëm mua; atë e ndaj me juve, sepse ju dhe puna juaj, sikur edhe kontributi i gruas kosovare në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë e shtet-ndërtimit, jeni inspirimi im.
\"Falë punës së palodhshme dhe sakrificave të gjeneratave të tëra të grave para nesh, sot me krenari marrim pjesë si të barabarta në ndërtimin e vendit dhe përparimin e shoqërisë sonë.\"
\"Këtë çmim e pranoj si shtytje dhe inkurajim që të vazhdoj punën time për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqërinë tonë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të përparojë pa përparimin e gruas, tha në fjalën e saj falënderuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pas ndarjes së mirënjohjes nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës,