Presidentja Jahjaga kthehet sot nga Polonia
Prishtinë, 29 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kthehet sot në Kosovë nga vizita në Poloni, ku mori pjesë në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore.
Përveç pjesëmarrjes në Samit, ajo ka zhvilluar takime të shumta me homologë të vendeve pjesëmarrëse, ndërsa gjatë një darke të përbashkët ajo është takuar edhe me Presidentin amerikan Barak Obama.
Ajo ka zhvilluar një varg takimesh me homologët e saj nga shtete të ndryshme me ç'rast është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Presidentin e Polonisë, Bronisllav Komorovski, të Kroacisë, Ivo Josipoviq, te Shqipërisë, Bamir Topi, Presidentin e Letonisw, Valdis Zalters e shume te tjerë.
Presidentja Jahjaga u ka bere thirrje vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën se duhet këtë ta bëjnë, sepse kjo do të ishte në harmoni me vullnetin e shprehur lirshëm të të gjithë qytetarëve të Kosoves dhe do ti shërbente stabilitetit të rajonit.
"Republika e Kosovës shpreh dëshirën për bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet, duke respektuar barazinë, dinjitetin dhe vullnetin e të gjitha kombeve. E ardhmja e vendit tim dhe e gjithë rajonit të Ballkanit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk ka alternativë" , ka theksuar ajo.