16 Janar 2025

Presidentja Jahjaga është duke e shkelur Kushtetutën

Prishtinë, 10 prill - Presidentja Atifete Jahjaga është duke e shkelur Kushtetutën aktivisht, ngjashëm sikurse ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Kushtetuta ka mbushur të martën plot 5 vjet prej kur është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa gjatë kësaj kohe dy presidentë kanë humbur postin shkaku i shpërfilljes së këtij akti më të lartë juridik të vendit, shkruan “Koha Ditore”.

Sejdiu pati dhënë dorëheqjen pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur se ai bënte shkelje të rëndë, kur paralelisht ushtrimit të postit të shefit të shtetit mbante edhe pozitën e kreut të LDK-së.

Behgjet Pacolli, po kështu ka lënë majën e pushtetit pasi e njëjta gjykatë gjeti se, gjatë procesit të zgjedhjes së tij, Kuvendi nuk kishte respektuar procedurat kushtetuese.

Rasti është ndryshe me presidenten Jahjaga. E bëjnë shkelëse të Kushtetutës veprimet e Blerim Shalës, i dekretuar nga ajo për koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Prej 22 nëntorit të vjetëm kur është dekretuar, Shala ka vazhduar të jetë deputet dhe të marrë pagë nga Kuvendi, ka vazhduar të mbajë postin e nënkryetarit të AAK-së dhe të marrë pagë nga kjo parti, si dhe pas dekretimit ka nisur të realizojë të ardhura nga Qeveria, por edhe është vendosur me zyrë në ekzekutiv.

Një zyrtar i lartë shtetëror, që ka folur në kushte anonimiteti për gazetën, ka thënë të ketë bazë të mjaftueshme për ta “denoncuar” rastin në Gjykatën Kushtetuese

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)