18 Janar 2025

Presidentja Jahjaga emëroi Nasuf Aliu anëtar të KQZ-së

Prishtinë, 6 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori vendim sot për emërimin e Nasuf Aliu, anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re.

Presidentja Jahjaga e mori vendimin duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 61 dhe 62 të Ligjit Nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke u bazuar në shkresën e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 4 shtator 2013, me nr. Protokolli 749.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)