Presidentja Jahjaga emëroi anëtarët e KQZ-së
Prishtinë, 16 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori vendim sot për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, sipas propozimit të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të cilët dhanë betimin përpara Presidentes.
Presidentja Jahjaga e mori vendimin bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, në bazë të propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe pjesëtarëve të komuniteteve.
Anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin përpara Presidentes, janë:
Betim Gjoshi përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës,
Ilir Gashi përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës,
Florian Dushi përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Adnan Rrustemi përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje,
Binak Vishaj përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Eshref Vishi përfaqësues i Nisma për Kosovën,
Nenad Rikalo përfaqësues i Listës Serbe,
Ercan Spat - përfaqësues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës,
Bajram Ljatifi - përfaqësues i Koalicionit VAKAT,
Ergit Qeli - përfaqësues i Partisë Liberale Egjiptiane.