30 Prill 2024

Presidentja Jahjaga dënon sulmin në ambasadën e Maqedonisë

Prishtinë, 17 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënon përmes një deklarate sulmin ndaj në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.

Në deklaratë thuhet:

Hedhja e mjetit shpërthyes në ambasadën e Republikës së Maqedonisë, në Prishtinë është një akt i papranueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë.

Ky akt, i dënueshëm nga të gjithë, është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, marrëdhënie këto që kanë njohur zhvillime dhe zgjerim të vazhdueshëm.

Kërkojmë nga organet përkatëse që të zbulojnë sa më parë autorët e këtij akti dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë.