20 Janar 2025

Presidentja Jahjaga dënon sulmin ndaj EULEX-it

Prishtinë, 26 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e dënon ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

Jahjahag thekson se sulmi me armë zjarri mbi misionin e EULEX-it në Kosovë është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik të saj.

\"Sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë.\"

Misioni i EULEX-it po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt.

Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi qyqar të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)