Presidentja Jahjaga dënoj incidentet në fshatin Gorazhdevc
Prishtinë, 8 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një deklarate për media ka dënuar incidentet në fshatin Gorazhdevc.
\"Duke mos paragjykuar motivin e një akti të tillë, theksoj se nuk do të lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë.\"
\"Policia e Kosovës dhe organet e rendit tashmë janë mobilizuar për të sjellë kryesit e kësaj vepre para drejtësisë dhe ftoj qytetarët e Kosovës të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti\", ka theksuar Presidentja Jahjaga.